Miratohet bashkimi civil për gejtë në Itali, por hiqet e drejta e adoptimit
Senati Italian ka miratuar një ligj të zbukuruar duke lejuar bashkimet civile për të njëjtin seks dhe çiftet heteroseksuale.
Mocioni u mbështet nga një votim 173-71, pasi ishte arritur një marrëveshje për të hequr një dispozitë që lejon birësimet e personave gej dhe disa pika të tjera.
Grupet gej e përshkruan ligjin, i cili ende ka nevojë të mbështetet nga dhoma e ulët, si një tradhti.
Italia është i vetmi vend i madh perëndimor në Evropë pa partneritet civil apo martesa gej.
Kryeministri Matteo Renzi – i cili kishte premtuar shumë kohë më parë se do të kalonte një ligj për bashkimet civile – e përshkroi votimin e së enjtes si “historik”.
Megjithatë, ai duhet të binte dakord që të hiqej dispozita për adoptimet gej për të kapërcyer kundërshtimin nga një numër ligjvënësish në vendin me shumicë dërrmuese katolike.
“Ky tekst sërish nuk ka marrë në konsideratë fëmijët që kanë nevojë për ligje të caktuara dhe mbrojtje”, Flavio Romani, president i grupit të të drejtave gay Arcigay, citohet të ketë thënë për Reuters.
“Ligjit që ka dalë nga e gjithë kjo, i mungon zemra,” shtoi ai.
Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Italia kishte shkelur të drejtat e njeriut duke mos arritur të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme ligjore për çiftet e të njëjtit seks.
Një numër i vogël i komunave në Itali aktualisht lejojnë bashkimet civile lokale, por ka një ndalim kombëtar për martesën brenda të njëjtit seks dhe përfitimet e dispozitës ekzistuese janë të kufizuara.
Muajin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qytete në të gjithë vendin, duke kërkuar njohjen ligjore për çiftet e të njëjtit seks…./A.A.