Modelja trans me ngjyrë drejt një karrierë në “Victoria’s Secret”
Foto: Pink News
Leyna Bloom ka nisur misionin për tu shndërruar në modelen e parë transgjinore që modelon për “Victoria’s Secret”. Bloom arriti të njihej gjerësisht pasi u kthye në modelen e parë trans me ngjyrë që modeloi për “Vogue India”.
Modelja e cila ka punuar që prej 2014, e cilësoi këtë eksperiencë si një ëndërr që më në fund u realizua. Ajo shpreson që në të ardhmen ti jepet mundësia për të punuar me të tjera linja ndërkombëtare të modës.
Më herët këtë javë Bloom ka postuar në llogarinë personale në Twitter dy foto të saj me diçiturën “duke u përpjekur për të qenë modelja e parë transgjinore me ngjyrë që sfilon për “Victoria’s Secret”, #TransIsBeautiful”.
Postimi u kthye në viral, duke marrë rreth 94.000 pëlqime dhe duke u ripostuar rreth 30.000 herë. Gjatë karrierës së saj Bloom ka qenë kritike ndaj mungesës së diversitetit në modë.Modelja theksoi se marka “Victoria’s Secret” ka kryer përmirësime për ta nxitur përfshirjen e grave me ngjyrë në modeling.
“Më është dashur të punoj fort për tu bërë pjesë e fushatave të modelingut, pasi disa agjensi nuk i mirëpresin gratë trans me ngjyrë sikurse jam unë” shprehet Leyna Bloom./k.m/
Burimi: Pink News