Muzeu më i madh për LGBT do të hapet së shpejti në Londër
Foto: BuzzFeed
Londra do të jetë shtëpia e muzeut më të madh dedikuar lëvizjes historike për komunitetin LGBT dhe të drejtat e tij. Ideatori i muzeut është Joseph Gallino, i cili thekson rëndësinë e dokumentimit dhe rrëfimit të historive të patreguara rreth LGBT.
Ekspozita përfshin VRE(Virtual Reality Experience), platforma dixhitale dhe shumë mediume të tjera që organizatorët kanë propozuar për të sjellur një përqasje sa më holistike kundrejt historisë së LGBT. Meqenëse muzeu është ende përpara procesit të implementimit, pjesa e financimit është ende duke u diskutuar për shkak dhe të kostos së lartë të tij si projekt.
Sadiq Khan, kryetari i Bashkisë së Londrës, ka shprehur mbështetjen e tij për projektin e muzeut. Shumë biznese dhe fonde për kulturën kanë treguar interes për projektin në fjalë gjithashtu dhe shumë fonde të tjera i janë alokuar projektit. Autori, drejtuesi dhe personi përgjegjës për strategjinë e komunikimit është Joseph Galliano, i cili ka mbledhur së bashku profesionistë, aktivistë dhe sociologë për komunitetin LGBT duke përfshirë këtu Lisa Power, themeluesja e organizatës “Stonewall” dhe një figurë emblematike e komunitetit LGBT në Britani që prej 1980; Ian Mehrtens, zyrtar pranë Bankës së Londrës; Sandy Nairne, ish-drejtor pranë Galerisë Kombëtare Londineze.
Galliano është shprehur për median se projekti i muzeut do të reflektojë çdo racë, gjini dhe orientim nën ombrellën e LGBT, në një përpjekje për të ruajtur historinë e këtij komuniteti që shpeshherë është injoruar ose shkatërruar./k.m/
Burimi: BuzzFeed