Një faqe pornografike ndëshkon homofobinë e Karolinës së Veriut
Në Karolinën e Veriut, qytetet dhe qarqet e kanë të ndaluar miratimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e personave LGBT, në bazë të një ligji të ri.
Por që të hënën pasdite, legjislacioni tashmë po dëmton shumë, shumë më tepër: qasjen në pornografinë online.
Që nga ora 12:30 e darkës, XHamster.com, një faqe interneti porno shumë popullore, ka bllokuar përdoruesit në Karolinën e Veriut, raporton Huffington Post. Faqja po lë të gjithë ata me një adresë IP të Karolinës së Veriut thatë dhe pa porno në ekran të kompiuterave të tyre.
Ne kemi kaluar 50 vitet e fundit duke luftuar për barazi dhe këto ligje diskriminuese XHamster.com nuk i toleron”, ka thënë zëdhënësi i XHamster.com Mike Kulich në një deklaratë për PerezHilton.com.
“Duke gjykuar nga statistikat e asaj që ju Karolino Veriorët shikoni, ne ndjejmë se ky dënim është shumë i rëndë. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të sjellim të ardhura në një sistem që nxit këto lloj plehrash. Ne i respektojmë të gjitha seksualitetet dhe i përqafojmë ato,” shtoi ai.
Ky është një screenshot i postuar në Twitter që tregon se si shfaqet faqja XHamster.com nga një kompjuter i Karolinës Veriore:

Kjo është fotoja që tregon bllokimin e XHamster në Karolinën e Veriut dhe se sa kërkime dhe klikime ka pasur për porno gej dhe transgjinore në këtë shtet në vitin 2016
Sipas të dhënave të kërkimit të XHamster, të publikuara në një foto të faqes së bllokuar, njerëzit e Karolinës së Veriut kanë parë dhe kanë kërkuar porno “gay” dhe “shemale” me shumicë këtë vit – tendenca që duket se bien ndesh me implikimet e legjislacionit HB2 , që ka marrë një reagim negativ masiv dhe shumë protesta.
Të dhënat e prirjes pornografike të mbledhura nga një tjetër faqe popullore, Pornhub.com, duket se tregon tendenca të ngjashme. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja këtë Shkurt, termi “lezbike” ishte termi më popullor i kërkimit në këtë zonë.
“Trendet e kërkimit janë shumë ironike”, tha Kulich për Attn: në një e-mail.
“Demografiku për përmbajtjen transgjinore tregon meshkuj heteroseksualë të bardhë që tundin gishtat e tyre me dorën e majtë dhe masturbohen me të djathtën”, tha Kulich.
Kulich tha përHuffington Post se kompania ka në plan të zëvendësojë ekranet e zinj të përdoruesve me një peticion.
“Le të shpresojmë se do të marrë po aq shumë nënshkrime sa ka marrë kërkime për ‘transeksualët”, “tha Kulich.
HB2, i cili është përshkruar nga aktivistët si një prej ligjeve më të ashpër anti-LGBT të vendit, bën disa gjëra:
Heq mbrojtjen komunale kundër diskriminimit dhe parandalon miratimin e dekreteve mbrojtëse të LGBT në të ardhmen, në bazë të fushatës së të Drejtave të Njeriut.
Kërkon që njerëzit transgjinorë të përdorin tualetet dhe dhomat e zhveshjes në shkolla ose ndërtesa qeveritare në bazë të gjinisë së tyre biologjike – jo identitetit të tyre gjinor.
Projekt-ligji ka tërhequr zemërimin e disa zërave të famshëm, si dhe zyrtarëve të lartë të kompanive të mëdha, duke përfshirë Facebook, Apple, dhe Starbucks. Faqja online e pagesave PayPal anuloi planet për të ndërtuar një qendër operacionale, duke mbyllur një investim prej 3.6 milionë $ në këtë shtet. Gjatë fundjavës, Bruce Springsteen anuloi një koncert të planifikuar në shtetin e Karolinës së Veriut në shenjë proteste kundër HB2, duke thënë se ky veprim ishte “mjeti më i fortë që unë kam për të ngritur zërin tim në kundërshtim me ata që vazhdojnë të na çojnë pas në vend që të ecim përpara.”
Kulich i XHamster.com tha se lëvizja e kompanisë së tij ka gjasa të shtrihet më gjerësisht.
“Ne jemi në 100 faqet e trafikut më të lartë në web kështu që, edhe pse ne mund të jemi një faqe pornografike, ne kemi një platformë për të përhapur të mirën,” tha ai për Attn :.
“Unë mendoj se porno ka fuqinë për të bërë atë që Bruce Springsteen nuk mundet”, shtoi Kulich./A.A