Nju Jorku po mendon shtimin e një opsioni të tretë për gjininë në çertifikatën e lindjes
Njerëzit transgjinorë dhe genderqueer ( njerëz të cilët nuk identifikohen me asnjë prej gjinive, ose të dyja gjinitë njëkohësisht) që lindin në Nju Jork së shpejti mund të jenë një hap më afër zgjedhjes së një gjinie të tretë në çertifikatën e tyre të lindjes.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Corey Johnson planifikon të paraqesë një propozim të enjten që do të ofronte “X” si kategori gjinore për njerëzit që nuk identifikohen si femra apo meshkuj.
“Kjo është për t’ua bërë më të lehtë njerëzve që të jenë ata që duan të jenë, dhe duke i lënë atyre të kuptojnë se Nju Jorku i kupton dhe ata do të kenë gjithmonë mbështetje, tha Johnson për The Associated Press.
Kategoria “X” do të jetë në dispozicion për të rriturit të cilët dëshirojnë të konfirmojnë identitetin e tyre gjinor në çertifikatat e tyre të lindjes. Prindërit e të sapolindurve mund të shkruajnë se seksi i fëmijës së tyre është i pacaktuar ose i panjohur në qoftë se ata nuk duan të identifikojnë njërin nga sekset në dokument.
“Muaji i krenarisë është një kohë për të festuar se sa shumë kemi arritur në luftën për barazi dhe për të afirmuar angazhimin tonë për të mbrojtur të gjithë njujorkezët nga diskriminimi”, tha kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio.
“Ky propozim do të lejojë njujorkezët transgjinorë dhe genderqueer që të jetojnë me dinjitetin dhe respektin që meritojnë, dhe ta bëjnë qytetin tonë më të drejtë”.
Ky propozim mund të jetë monumental për njerëzit trans dhe njerëz të tjerë që nuk janë në përputhje me gjininë, tha Eliel Cruz, drejtor i komunikimit për organizimin e të drejtave LGBTQ ‘Projekti kundër dhunës’.
“Duke lejuar që gjinitë që nuk përputhen dhe jo-binarët e Nju Jorkut të shënojnë X në certifikatat e tyre të lindjes është një hap i rëndësishëm i parë në mbrojtjen e tyre nga dhuna”, tha Cruz.
“Kur njerëzit jo-binar detyrohen të identifikohen si burrë apo grua, është dehumanizuese dhe e dëmshme ndaj tyre./HuffPost M.B