Papa Françesku: Kisha duhet te përkrahë familjet me fëmijë gay
Qëndrimi i Kishës Katolike ndaj të drejtave LGBT vazhdon të jetë një burim konfuzioni, ndërkohë që pranimi zyrtar i njerëzve LGBT sa vjen e shfaqet si më vendosur.
Gjatë sinodit të fundit, Papa Françesku foli sërisht për homoseksualët- duke thënë se Kisha Katolike duhet ti ndihmojë prindërit për të qëndruar përkrah fëmijëve të tyre gej.
Por në të njëjtën kohë ai i qëndroi besimit se martesat gej nuk ishin ende në axhendën e Kishës.
Deklaratat në dukje kontradiktore erdhën në një intervistë të publikuar një ditë pasi Papa i bëri thirrje teologëve më në zë të kishës për të dëgjuar se ç’thonë katolikët e zakonshëm dhe ti kushtojnë vëmendje ‘shenjave të kohës’.
Për më shumë, klikoni këtu