Parada e parë e Krenarisë në Ugandë një vit nga legjislacioni i propozuar Drakonian
Një vit pasi një ligj që kërkonte që gejtë të burgosen për jetë u shfuqizua, Uganda në atë që është parë si një moment historik zhvilloi paradën e saj të parë të Krenarisë jashtë kryeqytetit Kampala. Festimet që zgjatën gati një javë u shoqëruan me ekspozime arti, valle kulturore dhe kulmoi të shtunën më 8 gusht me “Një ditë krenarie për komunitetin LGBT të Ugandës”
Homoseksualiteti mbetet ende i paligjshëm në Ugandë dhe dënohet me burgim. Megjithatë, Gjykata Supreme anuloi legjislacionin e propozuar drakonian duke bërë që promovimi i homoseksualitetit të mos jetë më i jashtëligjshëm. Përveç kësaj, Ugandezët nuk janë më të detyruar të denoncojnë gejtë te autoritetet sipas ligjit të propozuar më parë.
Flamuj ylber valëviteshin, turma këndoi në një zë dhe shikoje parulla që thoshin “Disa Ugandanezë janë gej, flije mendjen”. Megjithatë, Homofobia është e shfrenuar në Ugandë dhe shumë njerëz LGBT janë sulmuar dhe ngacmuar, ndërsa të tjerë janë detyruar të fshihen ose të emigrojnë.
“Askush nuk do të kishte parashikuar një vit më parë që komuniteti LGBT do të ishte në gjendje për të zhvilluar një Paradë Krenarie pas propozimit dhe gati miratimit të këtij legjislacioni homofobik. Ne tani shpresojmë që qeveria e Ugandës më në fund të revokojë legjislacionet homofobikedhe të garantojë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit “, thotë Mesfin Negash, Drejtor Programi për East & Horn të Afrikës në Civil Rights Defenders./A.A.