Personi i parë në familjen mbretërore që del hapur si gej
Kushëriri i Mbretëreshës është bërë anëtari i parë i familjes mbretërore britanike që ka dalë hapur si gej.
Lordi Ivar Mountbatten ka treguar se tani ai është në një lidhje me një burrë pas një lufte gjatë gjithë jetës me seksualitetin e tij.
Mountbatten është kushëriri i Mbretëreshës, stër stër stër nipi i Mbretëreshës Viktoria dhe stër nipi i Earl Mountbatten i Burmës.
53-vjeçari doli hapur në një intervistë me të dashurin e tij James Coyle, 54 vjeç. Çifti u takua gjatë pushimeve dimërore duke bërë ski, dhe marrëdhënia ka qenë një pikë referimi e rëndësishme për të dy ata.
Ai është anëtari i parë i familjes së zgjeruar mbretërore që ka dalë hapur si gej, dhe ndërsa tani është më i lumtur, ai është ende duke u mësuar me këtë marrëdhënie të re.
“Jam shumë më i lumtur tani, edhe pse ende nuk jam 100% rehat me të qenit gej,” tha ai për The Mail të dielën.
“Nuk ka qenë asnjëherë problem të isha një Mountbatten, problem ishte brezi në të cilin linda. Kur po rritesha, njihej si “dashuria të cilës nuk guxojmë t’ja themi emrin”, por ajo që është e mahnitshme tani, është se sa rrugë kemi bërë në drejtim të pranimit.”
“Të dalësh hapur është një frazë qesharake, por mendoj kjo është ajo që kam bërë në një mënyrë mjaft të tërthortë, duke shkuar në një vend në të cilin jam i lumtur të jem. Unë e kam luftuar seksualitetin tim dhe në një farë mënyre ende e bëj; ka qenë një udhëtim i vërtetë për të arritur në këtë pikë.”
“Thjesht të flas në lidhje me këtë në publik është një hap shumë i madh për mua. Deri në këtë pikë, kam patur një mënyrë jetese heteroseksuale, kështu që të jetoj me një burrë është diçka me të vërtetë e re. Hap pas hapi.”
Babai i tre fëmijëve u divorcua nga gruaja e tij Penelope Thompson pas 17 vjetësh martesë në vitin 2011.
Të ketë një të dashur burrë ka qenë gjithashtu edhe një bekim i maskuar. Vajzat e tij preferojnë të kenë një burrë tjetër në shtëpi, në vend të njerkës. Dhe ishi i tij, Penelope Thomson, shkon në yoga me të dashurin e tij të ri.
Coyle tha: “Unë shkova në një klasë yoge me Penny-n dhe njerëzit menduan se isha i dashuri i saj i ri. Asaj ju desh ti thoshte atyre; jo, ai është i Ivar-it, jo imi”.
Edhe pse çifti ka rregulla të rrepta mbi gjestet e dashurisë në publik, ata tani kanë dalë hapur për të gjithë miqtë dhe familjen e tyre.
“Në mënyra të ndryshme, të dy e kemi luftuar. Tani të gjithë në familjen tonë e dinë dhe nuk mund të ishin më mbështetës.” tha Mountbatten. “Asnjëri prej nesh nuk dëshironte të kishte marrëdhënie kalimtare; mendimi stereotipik i marrëdhënieve të gejve është se ato janë shumë të shkurtëra, shumë të shpeshta.”
“Të gjeja James-in do të thotë që nuk do të duhet të gënjej më askënd ose të plakem i vetëm.”
Vitin e kaluar, Princi William ka vizituar një shkollë për të marrë pjesë në një mësim për të luftuar bullizmin homofobik.
Mbretëresha besohet të ketë mbështetur martesat e të njëjtit seks. Kur një gazetë pretendoi se ajo kundërshtoi martesat gej, Buckingham Palace i dërgoi gazetarëve të PinkNews artikuj, duke pretenduar se ajo e mbështet barazinë./A.A.