Polici shkon në lokal gej për të ndihmuar me një zënkë dhe përfundon duke kënduar karaoke
Një oficer policiet në Skoci u thirr për të ndërhyrë në një mosmarrëveshje në një bar gej – dhe ai qëndroi për të kënduar në karaoke.
Lajmi vjen nga një pub i vjetër gej në Glasgow, Waterloo Bar.
Katër oficerë ishin në vendin e ngjarjes në bar pas një përleshje të vogël, kur një pije u derdh dhe një zënkë shpërtheu jashtë barit.
Megjithatë, ata u morën me punën e tyre për disa minuta, dhe një nga oficerët vendosi të ndihmonte në qetësimin e klientëve duke marrë pjesë në karaoke.
Pasi u nxit në skenë, ai kërkoi këngën e Gloria Gaynor “I will survive”, dhe e qau atë.
Një klient tha për Evening Times Glasgow: “Oficeri hyri në lokal me disa nga kolegët e tij dhe foli me stafin në lidhje me një incident të mëparshëm.
“Pasi kreu detyrën e tij, pronarët e karaokes i kërkuan të performojë. Ai tha se emri i tij ishte John dhe zgjodhi këngën “I Will Survive” për të kënduar.
“Ai u përpoq të ndalonte pas një strofe, por turmës i pëlqeu shumë kështu që ai vazhdoi. Ai ishte me të vërtetë i mirë dhe kishte lëvizje të bukura.”
Lajmi arriti të shkojë tek vetë Gaynor, e cila e ndau videon duke shtuar “Më pëlqeu shumë!”
Pronarja e karaokes Katie Boyle shkroi: “Arrita ta bëj rreshterin John të këndojë në Bar Waterloo sot pas një incidenti të vockël.
“Ishte një arritje që munda ta ngjis në skenë e të këndonte. Ai ishte i shkëlqyer dhe tregon se nuk mund të thuhen vetëm gjëra të këqia për Policinë Skoceze.”/A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=VBUHRbMtOpo

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.