Policia e Britanisë po investigon pretendimin e një sulm të dytë seksual nga Kevin Spacey
Sipas prestigjiozes ‘‘The Guardian‘‘ policia britanike po investigon një denoncim për sulm seksual të dytë nga aktori Kevin Spacey. Policia u shpreh të mërkurën se një ngacmim i ngjashëm seksual me atë të muajit të kaluar po investigohet kundër aktorit.
Sipas deklaratave të mbledhura nga policia, Spacey ka ngacmuar seksualisht një burrë, i identifikuar vetëm si Viktima nr.2, në vitin 2005.
Spacey është ballafaquar me një seri akuzash për ngacmim seksual të kryera në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Javën e kalaur Teatri i vjetër ”Vic” në Chicago, në të cilin aktori Spacey ka qenë drejtor artistik nga 2003 deri në 2015, ka nxjerrur në pah disa denoncime nga stafi i mëparshëm i kësaj teatroje për ngacmime të natyrës seksuale nga aktori gjatës periudhës kur ai e drejtonte këtë teatër.
Buja e madhe mediatike ndaj sjelljeve të pahijshme të Spacey-it erdhi në vëmendjen e publikut të gjerë pas skandalit të regjisorit hollivudian, Harvey Weinstein. Aktori Anthony Rapp u shpreh për BuzzFeed se kur ai ishte 14 vjeç ishte ngacmuar seksualisht nga aktori Spacey në një periudhë kur ai kishte qenë 26 vjeç.
Spacey kërkoi falje publike ndaj aktori Rapp për sjelljen e tij jo të hijshme nën efektin e alkoolit dhe nuk vonoi as deklarata ku ai thotë se po i nënshtrohet një trajtimi mjekësor. Aktori ka zgjedhur të mos bëjë komente rreth kësaj akuze të dytë kurse përfaqësues nga Teatri i vjetër ”Vic” shprehen se aktori ka refuzuar të marrë pjesë në investigimin që është ngritur ndaj tij./k.m/
Burimi: The Guardian