Protesta kundër Dolce dhe Gabbana
Rreth 100 persona protestuan përpara dyqanit të Dolce & Gabbana në Londër. Protesta u organizua nga Fondacioni Tatchell Peter, dhe dënonte stilistët e modës italiane për kundërshtimin e tyre ndaj prindërve homoseksualë, IVF(fertilizimit in vitro) dhe shtatëzanive surrogate(mitër me qera).
Aktivisti për të drejtat e njeriut Peter Tatchell tha: “Është hipokrizi për Stefano Gabbana që të kundërshtojë prindërit homoseksualë, duke pasur parasysh se në 2006 ai shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë me anë të inseminimit artificial dhe shtatëzanisë surrogate. Ai është fajtor për standarde të dyfishta. Gabbana donte për veten e tij, atë çfarë tani ai dënon meshkujt e tjerë gej që e duan.
“Këto komente nuk janë vetëm një sulm ndaj prindërve të të njëjtit seks, por për të gjithë prindërit të cilët kanë bërë fëmijë me ndihmën e trajtimit të fertilitetit, duke përfshirë mijëra çifte heteroseksuale.
“Dolce dhe Gabbana po i bëjnë jehonë paragjykimeve të keq informuara, të vjetëruara dhe homofobike rreth prindërve gej. Hulumtime të bëra gjatë 40 viteve të fundit tregon se fëmijët të rritur nga nëna dhe baballarë gej janë po aq të lumtur dhe të mirë-përshtatur si ata nga familjet tradicionale heteroseksuale. Çelësi për mirëqenien e fëmijës është dashuria e prindërve të tyre, jo orientimi seksual i prindërve.
“Tatchell kërkoi që edhe të tjerë ti bashkohen bojkotit të produkteve të Dolce dhe Gabbana, fillimisht të nisur nga Sir Elton John, i cili ka dy fëmijë me bashkëshortin e tij David Furnish, të dy të ngjizur me IVF.
Ai tha: “Dolce dhe Gabbana kanë të drejtë të kenë pikëpamjet e tyre, por ne kemi të drejtë të protestojmë kundër tyre. Ne nxisim të gjithë – gej dhe heteroseksualë – që të bojkotojnë rrobat e tyre.
“Është e patolerueshme që këta stilistë të fitojnë miliona nga komunitetit gej dhe pastaj të fyejnë familjet tona. Ata na kanë qëlluar me thikë në shpinë.
“Dolce dhe Gabbana kanë shfrytëzuar tregun gej për dekada të tëra. Pasi i bënë milionat e tyre, ata duken të lumtur të hedhin në plehra prindër të dashur dhe përgjegjës të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre.”
Marrë nga: www.pinknews.co.uk