Pushohet nga puna mësuesi, shkaku: “Promovonte të drejtat LGBT tek nxënësit”
Foto: Twitter
Një mësues në Masaçuset është pushuar nga puna pasi ka lobuar vokalisht për mbështetjen ndaj nxënësve LGBT. Cory Grant- i cili ka dhënë mësim për tre vite në shkollën private të “Harborlight Montessori” në Beverly- u pushua në qershor 2017.
Mësuesi shprehet se promovimi që i bënte ai të drejtave LGBT ishte motivi që e shtyu administratën e shkollës ti japi fund kontratës me mësuesin. Ky i fundit ka dorëzuar javën e kaluar ankimimin pranë Komisionit Kundër Diskriminimit në Masaçusets për largimin e tij nga puna. Bordi i shkollës i ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se vendimi për largimin e punës erdhi si pasojë e fondeve të ulëta dhe numrit të nxënësve në shkollë.
“Një prej principeve bazike për shkollën tonë është promovimi i diversitetit midis nxënësve, edukimi duhet të jetë një zgjedhje e lirë për të gjithë nxënësit, pa pasur rëndësi se si mësojnë ose se kush janë” shprehet drejtori Paul Horovitz për gazetën “Salem News newspaper”.
Gjithsesi sipas ankesës së paraqitur nga Grant, stafi i shkollës ka dështuar në mbështetjen e studentëve LGBT. “Harborlight zgjodhi të largonte nga puna një prej mësuesve më të dashur sesa të merret me veprimet diskriminuese që ndërmerren në atë shkollë” shprehet avokati i mësuesit, Hillary Schwab.
Sipas akuzave të ngritura, një administrator i shkollës nuk e ka lejuar zhvillimin e aktivitetit “Pride Day” për nxënësit e ciklit të ulët, duke argumentuar se “mosha e nxënësve nuk është e përshtatshme dhe nuk reflekton vlerat e shkollës”./k.m/
Burimi: Pink News