Russell Tovey është bërë mbrojtës i Albert Kennedy Trust, që ndihmon të rinjtë LGBT të pastrehë.
Aktori – Shfaqja Looking në HBO e të cilit u anullua në fillim të këtij viti – ishte një nga mbrojtësit e rinj që nënshkroi për të mbështetur bamirësinë.
Ai ju bashkua aktores Heather Peace dhe Paralympikes Claire Harvey në nënshkrimin për bamirësi.
Russell Tovey, i cili e ka përkrahur bamirësinë prej disa kohësh tashmë, ka thënë: “AKT ndihmon mijëra të rinj çdo vit që të gjejnë sërish ekuilibrin e tyre.
“Gjithkush e meriton të jetojë i sigurt dhe i mbështetur dhe kjo bamirësi ndryshon shumë jetë për mirë, ditë për ditë.
“Jam i nderuar të jem i lidhur me ta dhe në qoftë se vetëm duke qenë atje, unë mund të bëj të mundur ndonjë ndryshim, atëherë ky ndryshim është gjëja më e rëndësishme.”
Paralympikja Claire Harvey tha: “Unë jam me të vërtetë e gëzuar që po punoj me AKT.
“Unë jam shumë me fat që kam qenë e suksesshme në jetë, por unë nuk e nënvlerësoj se sa ka të bëjë një vend i qëndrueshëm që mund ta quash në shtëpi, ku u ndjeva e mbështetur në suksesin tim.
“Shtëpia është shumë më shumë se ndërtesa dhe sende, të jep një ndjenjë përkatësie, një batanije mbështetëse. Çdo i ri ka nevojë për këtë që të lulëzojë.
Heather Peace tha: “AKT është një litar shpëtimi për të rinjtë që ndihmon. Askush nuk duhet të mbetet i pastrehë për shkak të seksualitetit apo identitetit të tij gjinor, por po ndodh shumë shpesh.
“AKT ofron edhe mbështetje emocionale dhe praktike dhe unë kam takuar disa nga të rinjtë që ata kanë ndihmuar për të kthyer jetët e tyre në normalitet dhe ata ishin shumë frymëzues.”
Mbrojtësi ekzistues Sir Ian McKellen tha: “Mirë se vini mbrojtësit tanë të rinj. Angazhimi juaj do të inkurajojë të tjerë për të kontribuar në çfarëdo mënyrë të munden për punën e rëndësishme që Albert Kennedy Trust bën, në emër të të rinjve LGBT që kanë dëshpërimisht nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.”/A.A.