Sllovenia i thotë po martesave dhe adoptimeve për çiftet gej
Sllovenia u bë vendi i 11-të në Bashkimin Evropian që lejon martesën mes çifteve të gjinisë së njëjtë, të cilët tashmë lejohen ligjërisht të adoptojnë fëmijë, vetëm tre vjet pasi një ligj i ngjashëm u refuzua në referendum.
Parlamenti slloven miratoi ligjin me 51 vota pro e 28 vota kundër, edhe pse ligji u protestua ashpër nga partitë e opozitës së qendrës së djathtë dhe grupeve të ndryshme të interesit.
“Ky do të jetë një hap drejt një shoqërie me të vërtetë të durueshme dhe gjithëpërfshirëse me të cilën Sllovenia hyn në shekullin njëzet e një,” tha Matej Tasner Vatovec në parlament para votimit, i partisë të qendrës së majtë United Left, e cila paraqiti ligjin.
Një nga grupet, të cilat kundërshtuan ligjin, Nisma Civile për Familjen dhe të Drejtat e Fëmijëve, tha të mërkurën se do të përpiqet të zhvillojë një referendum për të kundërshtuar ligjin. Sllovenia hodhi poshtë një propozim të ngjashëm në një referendum në vitin 2012.
Por kjo nuk ka gjasa të ketë sukses, sepse Sllovenia ndryshoi ligjin në vitin 2013, i cili ndalon referendumet mbi çështjet e të drejtave të njeriut.
Fqinji i Sllovenisë Kroacia, dhe një tjetër vend i ish-Jugosllavisë, e refuzoi martesën dhe adoptimin për çifte të të njëjtës gjini në një referendum në vitin 2013, edhe pse çiftet mund të regjistrojnë partneritetet e tyre.
Disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Britaninë, Spanjën dhe Francën kanë njohur kohët e fundit martesat brenda të njëjtit seks, edhe pse ato mbeten një çështje përçarëse brenda anëtarëve më konservatorë të BE-së.
Aktualisht ka 21 vende në mbarë botën, të cilët lejojnë martesat brenda të njëjtit seks.
Marrë nga: rt.com