Spanja feston 10 vjet martesa gej
Spanja po feston dhjetë vjetorin që kur ajo lejoi çiftet e të njëjtit seks për tu martuar.
Vendi u bë një nga më progresivët në Evropë në vitin 2005, kur qeveria e sapo-zgjedhur socialiste legalizoi martesat dhe birësimin brenda të njëjtit seks.
Ligji u miratua me 147 vota nga 187 në Parlamentin Spanjoll më 30 qershor 2005, dhe çiftet filluan të martohen, më 11 korrik 2005.
Në atë kohë Spanja ishte vendi i tretë në botë që legalizoi martesat brenda të njëjtit seks, pas Hollandës dhe Belgjikës. Kanadaja e miratoi 17 ditë më vonë.
Pavarësisht frikës së disa republikanëve në Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin global, Spanja nuk ka vuajtur si pasojë e kësaj politike.
Një total prej 31.610 çifteve të të njëjtës gjini kanë lidhur martesë në vend në këtë dekadë që kur u legalizuan martesat, ku çifti i parë ishin Emilio Menendez dhe Carlos Baturin, të cilët u martuan pas 30 vitesh së bashku.
Pasi Partia e krahut të djathtë të Popullit mori pushtetin në vitin 2011 në një platformë që kundërshtonte barazinë e martesës, ajo e çoi ligjin e martesës brenda të njëjtit seks në Gjykatën Kushtetuese, në një përpjekje për ta zhvlerësuar atë. Megjithatë, gjykata e mbështeti ligjin vitin që pasoi me një votim 8-3.
Martesa brenda të njëjtit seks ka çuar në një ndryshim në opinionin publik për këtë çështje – me një sondazh të Pew Research të vitit 2013 ku është gjetur se 88 për qind e spanjollëve pajtohen se shoqëria duhet të pranojë homoseksualitetin. Vetëm 60 për qind e amerikanëve iu përgjigjën “po” kësaj pyetje në të njëjtin vit./A.A.