Tajlandë: “Miss Tiffany”- konkursi i bukurisë për gratë transgjinore
Me shumë tualet, flokët e rregulluara, me fustane me termina – gratë e rreshtuara në skenë janë disa nga më të bukurat që do të shihni ndonjëherë.
Tridhjetë garueset luftojnë për t’u bërë Mis Tiffany Universe – një titull i cili vjen me një koleksion të mahnitshëm shpërblimesh, duke përfshirë 120.000 baht (£ 2300) – më shumë se paga mesatare në Tajlandë, dhe një makinë.
Por nuk është ashtu si duket: këto bukuri dikur kanë qenë burra – dhe ato janë konkurrente në konkursin më popullor të bukurisë transgjinore.
Është një konkurs që organizatorët e filluan 18 vjet më parë, me shpresë se do të ndihmojë me problemin e stigmatizimit me të cilin shumë nga komuniteti transgjinor në Tajlandë përballen në baza ditore.
‘Shoqëria na sheh për të qeshur, “Fituesja e vitit të kaluar Sopida Siriwattananukul tha për Bangkok Post.
“Ne nuk jemi karagjoze apo klloune. Ne jemi vetëm njerëz që duam të bëjmë të tjerët të lumtur”.
Sopida është dëshmi e kësaj: ndryshe nga vajzat që erdhën herën e parë në konkurs, të cilat ishin kryesisht në industrinë argëtuese, ajo është një studente universiteti në vitin e saj të fundit për mjekësi.
Për Alisa Phanthusak, kryetarja e konkursit Mis Tiffany Universe, ky është një sukses në vetvete.
“Në fillim, shumica e garueseve ishin në botën e spektaklit apo në biznesin e seksit”, tha ajo për MailOnline. “Disa kanë probleme të mëdha në jetët e tyre.
“Por tani, pas 18 vitesh, kemi kryesisht studente universitare. Gjithnjë e më shumë ato përpiqen – jo vetëm për bukurinë, por edhe duke marrë diplomat e tyre”
30 vajzat fatlume që shkojnë deri në finale do të marrin pjesë në një performancë prej tre orësh, duke përfshirë gjithçka që ka një kortezh i klasit të lartë – me raundet që përfshijnë nga fustanet e mbrëmjeve e deri tek bikini.
Alisa u rrit rreth transgjinorëve në Tajlandë. Babai i saj manaxhonte Tiffany Show, i cili është ‘Spektakli Origjinal Cabaret Transvestit në Pattaya, Tajlandë, dhe ka mirëpritur më shumë se 30 milionë njerëz në dyert e tij që prej performancës së parë, në prag të Vitit të Ri 1974.
Por duartrokitjet që interpretueset fitonin në teatër nuk përkonin gjithmonë me atë që ka ndodhur me to, kur ishin jashtë në rrugë. Edhe pse ka më shumë se 100.000 gra transgjinore që jetojnë në vendin e Azisë jug-lindore, pranimi nuk është gjithmonë i lehtë për t’u gjetur.
Shumë e gjejnë veten duke punuar në industrinë e seksit, të bllokuara nga punët e tjera nga stigma që rrethon njerëzit transgjinorë – duke përfshirë një besim të gabuar që kanë temperament të dhunshëm.
“Ekziston një ide që njerëzit transgjinorë e kanë të vështirë të kontrollojnë karakterin e tyre. Por unë kam 100 transgjinorë në shfaqje – unë nuk do të mund ti kontrolloja ato nëse kjo do të ishte e vërtetë. “Ato janë njerëz. Ato mund të jenë çdo gjë që duan të jenë. ”
Alisa e filloi konkursin për të ndihmuar në përgënjeshtrimin e ideve të gabuara si kjo. Ideja ishte për të krijuar një shfaqje e cila jo vetëm që do të rrisë besimin dhe krenarinë e pjesëmarresve – por edhe të tërheqë më shumë turistë – dhe të ndihmojë me pranimin transgjinor në komunitetin e gjerë.
“Ne e filluam Mis Tiffany në vitin 1998 për shkak të vështirësive të të qenit transgjinor,” shpjegoi Alisa. “Ne kishim vështirësi të kujdeseshim për stafin në qytet dhe në komunitetin lokal.
“Kur ato janë në teatër, kanë një jetë të lumtur. Por, kur dalin jashtë teatrit ato trajtohen ndryshe.
Vitin e pare aplikuan 70 gra: ky ishte një sukses i madh, dhe u bë një ngjarje vjetore. Që atëherë ky spektakël është rritur, me 100 konkurente që aplikojnë çdo vit nga i gjithë vendi, dhe transmetohet në televizion Thai.
Rregullat janë të thjeshta: aplikantet duhet të jenë transgjinore Tailandeze – midis moshës 18 dhe 25 vjeçare – ndonëse ato nën 20 vjeç duhet të marrin leje prindërore për të hyrë, gjë që nuk është e lehtë, kur shumë refuzojnë të njohin identitetin e ri të fëmijës së tyre.
“Kemi zbuluar se më shumë se gjysma e prindërve nuk janë mbështetës,” tha Alisa. “Këtë vit ne po përpiqemi të bëjmë më shumë trajnim, duke dhënë një kuptim për familjen.
“Në zemër dhe ndjenja, ato janë gra. Ju nuk mund ti ndryshoni, ju duhet të gjeni një mënyrë për ti mbështetur ato. ”
Sopida ishte midis atyre më fatlumeve: prindërit e saj e kanë mbështetur që kur ajo vendosi të fillojë të jetojë si grua gjatë vitit të saj të dytë të kolegjit.
Ata u ulën në turmë për ta mbështetur atë majin e kaluar, diçka që studentët e universitetit e njohën si ‘bekimin më të madh’ të saj, sipas Hot Magazine.
“Unë mendoj se ato janë vetëvetja në publik më shumë se më parë. Ata u pranuan nga Mis Tiffany Universe “, tha Alisa.
“Kur ato hyjnë, qëllimi nuk është për të marrë titullin, por për t’u parë -. Për të treguar se ekzistojnë”/A.A.