Universiteti i femrave hap dyert për transgjinoret
Kolegji Smith në Masaçusets do të pranojë vajzat transgjinore për të parën herë këtë shtator.
Universiteti prestigjioz në Northampton ka njoftuar se tani ka hapur aplikimet për të gjitha vajzat e vetë-identifikuara, duke përfshirë vajzat transgjinore.
Kolegji kishte patur më parë probleme për refuzimin e aplikimit të një vajze transgjinore sepse ajo aplikoi si mashkull, dhe e kishte të pamundur ta ndryshonte gjininë e saj ligjore në shtetin nga vinte.
Sipas Gazetës Daily Hampshire, Presidentja Kathleen McCartney ka thënë: “Ky është një moment historik”.
“Unë ndihem krenare për vendimin që kemi marrë. Ne po shpallim se vajzat transgjinore janë vajza”.
“Ky duket si një moment i rëndësishëm nga perspektiva e të drejtave civile.
“Konceptet tona mbi gjininë po ndryshojnë me shpejtësi.”
Një letër nga bordi shpalli vendimin që thoshte: “Misioni i Kolegjit Smith është për të edukuar gratë që premtojnë një jetë me epërsi.
“Në vitet që nga themelimi i Kolegjit Smith, konceptet e identitetit femëror kanë evoluar. Studentet e Smith kanë qenë udhëheqëse në lëvizjen për të fituar liri më të madhe të grave për aspirata dhe vetë-shprehi”.
Marrë nga: www.pinknews.co.uk