Një shqiptare që fiton çmim për guxim në trajtimin e ekstremizmit fetar
Gazetarja kosovare Arbana Xharra, kryeredaktore e gazetës “Zëri”, do të marrë çmimin prestigjioz nga Departamenti Amerikan i Shtetit për guxim në Evropë.
Xharra do ta marrë këtë mirënjohje për raportimin e saj hulumtues në çështje të ekstremizmit fetar në Kosovë. Ajo ka zbuluar lidhjet financiare dhe operuese mes imamëve lokalë dhe organizatave jo qeveritare, të cilët kanë mbështetur organizatat e huaja terroriste.
Ajo ka investiguar për radikalizmin fetar në Kosovë edhe pasi ka fituar Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, në bashkkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulutuese, BIRN.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet në Uashington dhe cmimi do të ndahet nga zonja e parë e shtetit, Michelle Obama dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Ky çmim do të ndahet nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Xharra, e cila është kryeredaktore e gazetës “Zëri” do ta marrë këtë mirënjohje për raportimin e saj hulumtues në çështje të ekstremizmit fetar në Kosovë duke zbuluar lidhjet financiare dhe operuese në mes imamëve lokalë dhe organizatave jo qeveritare, të cilët kanë mbështetur organizatat e huaja terroriste.
Në një postim në facebook, Xharra shkruan: – “Është nderë dhe privilegj i madh të vlerësohesh nga Departamenti Amerikan i Shtetit”.
Ceremonia e përvitshme e këtij çmimi prestigjioz nga Sekretari i Shtetit mbahet në nderim të femrave në mbarë globin, të cilat kanë treguar guxim dhe lidership të jashtëzakonshëm në avokimin e të drejtave të njeriut, barazinë femërore dhe progresin social, shpesh duke rrezikuar sigurinë personale.
Sipas ambasadës së SHBA-ve, këto përpjekje jo vetëm që kanë ndihmuar shoqërinë që të kuptojë problemin, por gjithashtu ka nxitur përpjekjet e qeverisë për t’ adresuar ato.
/kallxo.com