Gjykata penale e OKB dënon Mladic me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë
Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka dënuar komandantin gjeneral të serbëve boshnjak, Ratko Mladic për krime ndaj njerëzimit dhe gjenocidin e kryer gjatë periudhës së luftës.
Atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm për orkestrimin e masakrave dhe pastrimit etnik gjatë luftës në Ballkan.
Mladic, 74 vjeçar u largua nga salla disa minuta përpara përfundimit të seancës gjyqësore pasi ai nisi të bërtas pas marrjes së verdiktit gjyqësor: ‘‘Të gjithë këto janë gënjeshtra, të gjithë ju jeni gënjeshtarë‘‘.
Në videon e mëposhtme shihet dhe gjendja emocionale e gjeneralit gjatë marrjes së verdiktit:
Gjykata Penale Ndërkombëtare e shpalli fajtor Mladic për 10 akuza nga 11 në total që rëndonin mbi gjeneralin. Ndër to përfshihen masakrimi i 8.000 djemve myslimanë në Srebenicë, rrethimi nga njësitë ushtarake serbe të kryeqytetit të Sarajevës, në të cilin më shumë se 11.000 qytetarë u vranë nga bombardimi me artileri dhe zjarret me snajper përgjatë një periudhe prej 43 muajsh.
Vrasjet në Srebenicë të burrave dhe djemve pasi ata u ndanë nga gratë dhe u transportuan me autobuse drejt asaj që do të kthehej në masakrën më ç`njerëyore që është dokumentuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
”Krimet e kryera renditen si ndër më rrënqethëset të kryera ndonjëherë ndaj njerëzimit, dhe këtu përfshihet gjenocidi dhe asgjësimi si një krim kundër njerëzimit,” u tha në verdiktin gjyqësor nga Kryetari i Trupit Gjykues, Alphons Orie. Më tej kryetari shton:
‘‘Shumë prej këtyre burrave dhe djemve që u masakruan, përpara ezketumit të tyre u mallkuan, ofenduan dhe u detyruan të këndojnë këngë serbe teksa prisnin për ekzekutimin e tyre‘‘.
Kryetari theksoi se Mladic ka kontribuar në mënyrë esenciale për krimet e luftës të kryera në masakrën e Srebenicës, ku akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimin e personave.
Në vendim u tha se Mladic ishte pjesëtar i një rrethi kriminal që pati si pikësynim spastrimin etnik në Bosnje, dhe e ka drejtuar personalisht ai vetë bombardimin me artileri të qytetit.
Kryetari i Trupit Gjykues e mbylli dhënien e verdiktit me mesazhin ‘‘Verdikti i sotëm është një paralajmërim për të gjithë autorët e krimeve të cilët nuk do të munden ti shpëtojnë drejtësisë, pavarësisht se sa të fuqishëm mund të jenë ata dhe pavarësisht se sa shumë kohë mund të marrë kjo gjë‘‘./k.m/
Burimi: The Guardian