Kandidati i PD-së për Devollin thotë se di të përdorë… Internet Explorer
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, prej disa kohësh ka nisur të publikojë CV-të e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Përpos atyre dhjetra kandidatëve që nuk e kanë bërë fare publike kurikulumin e tyre jetësor, ka edhe nga ata që “nuk dinë ç’shkruajnë”.
Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, për Devollin, zoti Bledjon Nallbati, ka menduar të përfshijë një fakt mjaft interesant në CV-në e tij.
Kur flitet për aftësitë kompjuterike, ai thotë se di të përdorë:
Microsoft Word, Excel, Power Point, Internet Explorer, , etc.
Mesa duket zoti Nallbatit nuk i kanë thënë se Internet Explorer është thjesht një browser.