Komunitetet LGBT dhe Rom në Tetovë nisin fushatën “Human Rights for all”
Organizata LGBT Junajted Tetovë nga Tetova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka filluar një fushatë online që ka për qëllim senzibilizimin e populllatës së përgjithshme mbi rëndesinë e të drejtave të njeriut dhe rrespektimin e tyre.
Përkrahës, miq dhe bashkëpuntorë të komunitetit LGBT dhe përkrahës të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota dergojnë fotografitë e tyre me nënshkrimin “HUMAN RIGHTS FOR ALL TETOVO 2015”, fotografi të cilat shpërndahen në rjetetet sociale.
LGBT Junajted Tetovë në bashkëpunim me organizatën rome Romano Avazi nga Tetova kanë organizuar një event që do të zhvillohet më datë 8 dhjetor 2015 në qendër të qytetit të Tetovës, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kjo nuk është hera e parë që këto dy organizata bashkëpunojnë, por për këtë aktivitet bashkëpunimi është specific pasi që të dy komunitet, ai LGBT dhe komuniteti Rom janë ndër më të diskriminuarit në Maqedoni.
Ky është eventi i dytë publik i LGBT United Tetovë në pas atij të vitit të kaluar për të shënuar ditën e të drejtave të njeriut i cili edhe pse kishte shumë kërcenime kaloi pa asnjë aksident. Në këtë event morën pjesë afërsisht 50 persona të komunitetit LGBT, perkrahës, miq, familjarë dhe përfaqesues të lartë të disa ambasadave.
Eventi do të fillojë në ora 13 në mesditë me muzikë, band live, grupe vallzimi dhe do të mbarojë me një marshim në qendër të qytetit.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit LGBT ne Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kumanovë” , projekti mbështetet financiarisht nga Mbreteria e Holandës. /l.k./