Suksesi i futbollit ballkanas, i zhytur në politikë dhe korrupsion
Katër skuadra ballkanase, Shqipëria, Kroacia, Rumani dhe Turqia janë kualifikuar në Kampionatin Europian. Ekipeve mund t’u bashkohet edhe Bosnja nëse fiton kundër Irlandës në fazën e “play off”.
Ky numër rekord shtetesh të kualifikuara mund të shihet si sukses, por sipas analistëve futbolli ballkanas është në gjendje të keqe për shkak të korrupsionit dhe përzierjes së politikës me sportin, raporton BIRN.
Ndryshe nga Shqipëria, ku kualifikimi u festua nga mijëra mbështetës, në Kroaci dhe Rumani tifozët janë të zhgënjyer nga loja e ekipeve, që nuk i shohin më si të tyret.
Ivan një avokat 30-vjeccar nga Zagrebi, tha se nuk e ka ndjekur lojën e ekipit të tij kombëtar:
“Kryesia e Federatës Kroate të Futbollit, HNS, po përdor skuadrën dhe federatën për interesat vetjakë dhe nuk dua të bëj tifozllëk për një skuadër suksesi i të cilës mund të forcojë vetëm pushtetin e tyre,” tha ai për BIRN.
Në Rumani tifozët kanë parë një lojë të dobët të ekipit, dhe sipas tyre shkak është mungesa e strategjisë nga trajneri (një ish-deputet) dhe federata. Ndërkohë ekipet e futbollit dhe drejtuesit e tyre janë përfhirë në një sërë skandalesh korruptive gjatë vitit të kaluar.
Dhe në Shqipëri, pas kualifikimit të papritur të kombëtares në Euro 2016, kryeministri Edi Rama iu bashkua festimeve në Tiranë, ku fishekzjarrët shpërthyen gjatë natës dhe mori pjesë në një program televiziv duke komentuar për ngjarjen.
Analistët thonë se ndërsa format e nacionalizmit sportiv kanë evoluar gjatë dekadave të shkuara, sporti mbetet një mjet i fuqishëm për të përhapur ndjenjën kombëtare ose ideologjinë.
“Megjithëse përdoret për qëllime politike dhe bashkëdrejtohet nga elitat politike, është bërë më banal,” the për BIRN, Dario Brentin, kërkues në Qendrën e Stuimeve Europiano Juglindore në Universitetin Grac.
Në disa vende të Ballkanit, veçanërisht në Rumani dhe Kroaci, futbolli ka nevojë për katarsis. Klubet tradicionale të futbollit po falimentojnë prej pretendimeve për nepotizëm, korrupsion, strukturave alla mafia të klubit, dhunës që lidhet me futbollin dhe mungesës së përgjithshme të cilësisë ose konkurrencës. /l.k./