Sulm kamikaz në Ankara, mbi 30 persona humbën jetën
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara sot gjatë orëve të mëngjesit, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 30 persona, ndërsa mbi 126 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një tubimi, ku fillimisht është dëgjuar një shpërthim poshtë një ure në afërsi të stacionit të trenit, dhe më pas një kamikaz ka shpërthyer veten në mes të turmës.
“Të paktën 20 persona humbën jetën sot në mëngjes pas një shpërthimi të fuqishëm, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Ankarasë, para një manifestimi të opozitës turke në mbështetje të paqes”, njoftoi media turke.
https://www.youtube.com/watch?v=_TWMeiPU0To
Në vend ngjarje janë drejtuar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësor, nga ana tjetër raportohet për të vdekur dhe të plagosur.
Një manifestim në mbështetje të paqes ishte thirrur në vendin e shpërthimit nga disa lëvizje të majta, ndërkohë që luftimet kanë nisur që prej muajit korrik mes ushtrisë turke dhe rebelëve kurdë të PKK-së pas një armëpushimi dy vjeçar.
/l.k/