(FOTO) Drama e refugjatëve në kufirin maqedonas
Këto foto shqetësuese ilustrojnë dramën e emigrantëve të ardhuar nga Siria në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Në foto tregohet edhe përleshja e turmave që përpiqen të çajnë kordonin e policisë që i ndalon të futen në vend.
Sot dy trena me emigrantë janë larguar drejt Serbisë. Rreth një mijë emigrantë të tjerë gjenden të bllokuar në tokën asnjëanëse midis Greqisë dhe Maqedonisë, pasi shteti maqedonas shpalli krizën dhe vendosi përforcime në kufij.|BIRN