FOTO/ Turistët shokohen nga freskueset në Aushvic; “Ngjajnë me dhomat e gazit”
Temperatura në Poloni këto ditë i kalon 37 gradët, për këtë aryse, në Aushvic, janë vendosur dushe të cilat përhapin një mjergull freskuese uji për vizitorët.
Vizitorë të ish-kampit të përqendrimi Aushvic tregojnë se janë shokuar kur kanë parë dushet e vendosura pranë hyrjes, për të përballuar temperaturat e larta.
Nisma mori ankesa të ashpra nga një grup vizitorësh Izraelitë, sepse sipas tyre kishte ngjashmëri midis dusheve dhe dhomave të gazit që kanë përdorur Nazistët për të vrarë miliona hebrenj.
Përgjigjja e drejtuesve të muzeut të Aushvicit, të vendosur nën akuzë, është se do të rishikojnë formën dhe vendodhjen e dusheve, megjithëse sipas tyre nuk kanë asnjë ngjashmeri me dhomat e gazit.
Auzhvic ka qënë një rrjet kampesh përqendrimi dhe qendrash shfarrosjeje që u ndërtuan nga Nazistët në pjesën jugore të Polonisë, e aneksuar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
/l.k./