Kampionja Jones ka disa kile me shume
(Reuters) Për të qenë kampion nuk duhet domosdoshmërisht të jesh i dobët. Kjo polemikë ka shpërthyer rreth kampiones Australiane Leisel Jones, e cila u sulmua me argumentin se ajo ka disa kile më shumë. Jones gjithsesi do të marrë pjesë në mënyrë të rregullt në lojërat Olimpike në Londër dhe ka gjetur mbështetje edhe nga ish kampioni Giann Rooney i cili në mbrojtje të saj është shprehur: “Është një atlete e madhe dhe ka 12 vjet duke punuar në trupin e saj”. “Duke pasur parasysh rezultatet nuk shoh pse duhet të ndryshojë tani …” përfundoi Rooney.