Konkursi i Fotografisë – “M’at anë t’koshit asgja t’re!”
Artjola Boja nga Elbasani merr pjesë në Konkursin e Fotografisë së Historia Ime me punimin që ka vendosur ta titullojë “M’at anë t’koshit asgja t’re!”
Ajo thotë për Historia Ime se “është e mjerueshme të shohësh ku jetojmë çdo ditë, me çfarë jemi të rrethuar. Realiteti duket se është ky, dhe përtej këtyre plehrave s’ka asgjë tjetër veçse më shumë plehra. Kjo nuk është Shqipëria ku unë dua të jetoj. Unë dua një Shqipëri të pastër, një Shqipëri ku pas këtyre plehrave të shoh “Një të ardhme më të mirë”.
Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” do të qëndrojë i hapur deri në dhjetor të këij viti. Për të qenë pjesë e tij lexoni më shumë këtu.
Emri: Artjola
Mbiemri: Boja
Qyteti: Elbasan
Titulli i fotografisë: M’at anë t’koshit asgja t’re!