Makina private pa kriter në QSUT– rrisin ndotjen dhe bllokojnë ambulancën
Numri i madh i pacientëve në shërbimin e urgjencës infektive të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka sjellë kaos në ambientet e spitalit. Gazeta “Shëndet +” sjell pamje të oborrit të qendrës spitalore ku duket një grumbullim i madh makinash private.
Numri i pacientëve që marrin shërbime pranë këtij reparti të QSUT është 200 raste çdo 24 orë, raportojnë mjekët.
Situata e krijuar ngre edhe një herë problemin e lejimit apo jo të hyrjes pa kriter të makinave në ambientet e spitalit, të cilat siç shihet në këtë rast kanë bllokuar kalimin e ambulancës dhe veç të tjerash bëhen shkak për rritjen e nivelit të ndotjes brenda spitalit.