Mesazh për Erin dhe Arbin: Fëmijët romë enden akoma rrugëve…
Zotërinj që drejtoni Bashkinë!
Po ju sjellim në vëmendje një skenë që këto ditë ne qytetarët e Tiranës po e shikojmë shumë shpesh: familje rome që enden me fëmijët e tyre dhe me çfarë kanë nëpër rrugët e kryeqytetit. Qartazi problemi i këtyre familjeve nuk është zgjidhur dhe kërkon jo vetëm ndjeshmëri njerëzore por mbi të gjitha një plan të qëndrueshëm (përtej nxitimit tuaj për ta “pastruar” zonën siç u shprehët pak javë më parë).
Fotot dhe teksti shoqërues janë postuar sot e shtunë 14 nëntor 2015, nga faqja në Facebook e gazetarit Gjergj Erebara: Sipas Erebarës fotot janë shkrepur në 7 nëntor. Lexues të ndryshëm (përfshirë redaktorin e këtyre rradhëve) kanë parë edhe sot pamje të ngjashme të familjeve rome që enden nëpër rrugët e Tiranës.
“Një grup familjesh rome duke u endur nëpër rrugët e Tiranës pasi u përzunë nga policia bashkiake për herë të tretë brenda një muaji më 7 nëntor 2015. Pasi barrakat e tyre buzë liqenit artificial u shkatërruan më 15 tetor 2015, ata nuk kanë gjetur ende asnjë vend ku të mund të strehohen. 
A ka ndonjë për #solidarizim?”

/k. pinderi/

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.