Nisin punimet për stadiumin në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Twitter me atë që pritet të jetë stadiumi i rikonstruktuar në Shkodër, me shënimin:
“Gjithçka gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve në Shkodër #NdryshimeReale#Drejtimiiduhur”.
Stadiumi “Loro Borici” pritet të ketë një kapacitet prej 17.500 vendesh, duke qënë stadiumi i dytë më i madh në vend pas atij “Qemal Stafa”.