“Një mbi Një dritare” ose një masakër urbane
Nga Entela Resuli
Në kuadër të konkursit të fotografisë dhe videos “Historia Ime”
“Kodra e Diellit” është lagjja më e re në kryeqytet e cila është zhvilluar e gjitha pas vitit 2000.
Sic shihet edhe nga kjo foto ajo është një masakër urbane. Nëse çdo gjë mund të rregullohet kjo pamje duket e pashpresë.
Një lagje që kishte mundësi të quhej “një mbi një dritare”, pa frikë mund të quhet “një mbi një pallat”. Pa dashur të vëmë gishtin te njëri apo tjetri drejtues lokal i Tiranës, të paktën atij që do të vij pas 21 qershorit mund t’i themi se do të mbahej mend për mirë nëse do shpëtonte sadopak hapësirë publike në këtë qytet, që më shumë i ngjan një fjetoreje se një metropoli.
Kush mund të marrë pjesë në konkursin “Historia Ime” dhe si? KLIKO KETU