“Panairi i Kotësisë” teksa kryeministri jepte leksione si të kërkojmë punë
Një grup të rinjsh të cilët janë aktivë edhe kundër reformës në arsim e që po zhvillojne prej kohësh disa protesta kanë sot në hyrje të panairit të punës ky kryeministri Edi Rama po u jepte leksion shqiptarëve si të kërkojnë punë.
Të rinjtë mbanin në duar një parrullë ku shkruhej “Panairi i Kotësisë”.
Deni Sanxhaku nje prej organizatoreve tha:
“Sot ka dy Shqipëri. Shqipëria e oligarkëve, që jeton prej punës së të tjerëve, dhe Shqipëria e popullit të thjeshtë që jeton e do të jetojë vetëm prej punës vetjake. Ne zgjedhim Shqipërinë e të panumërtve, të popullit dhe punëtorëve, si e vetmja mundësi për të ndërtuar një atdhe të përbashkët, pa shfrytëzim, dhunë, poshtërim e diskriminim, të hapur e solidar me popujt e të gjithë botës”.

Aktiviste rinore, gjate nje vizite ne Panairin e Punes 2015, ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/Young Activists during a visit at the Labour Fair 2015 at the Palace of Congresses.