Parqe Kombëtare mahnitëse në Evropë
Posted On 02/06/2015
0
- Parku kombëtar Bialovieca shtrihet në territoret e Polonisë dhe Bjellorusisë. Sipas UNESCO-s ky pyll është “shembulli i vetëm i mbetur i pyjeve të hershëm, që mbulonin dikur gjithë Evropën.” Qindra vjet më parë këtu dilte për gjah mbreti polako-lituanez dhe cari rus. Kjo natyrë e paprekur është vendbanimi i bizonëve evropianë.
- Sipas mitologjisë greke babai i të gjitha monstrave – Tifoni – dhe Zeusi luftuan, derisa mbreti i të gjithë hyjnive ia hodhi Etnën përsipër. Në tërbimin e tij Tifoni e bën Etnën të vjellë herë pas here flakë dhe gurë. Por Etna në ishullin italian të Sicilisë nuk hedh vetëm zjarr, ajo bën edhe pjellore tokën për vjollcat dhe gjineshtrat.
- Vendndodhja e Winnetusë Rreth një milion vizitorë vijnë çdo vit në Parkun më të vjetër Kombëtar të Evropës Juglindore në Kroaci. Ujëvarat i lidhin 16 liqenet. Aty, ku uji ka gërryer gurin gëlqeror, janë krijuar shpella. Këtu janë xhiruar filmat e bazuar mbi librat e Karl May-t për Winnetou-në.
- Vargu malor Tatra kalon nëpër Parqet Kombëtare në Poloni dhe Sllovaki. Arinj të murmë, dhi të egra, rrëqebuj dhe shqiponja, jetojnë në këtë zonë plot liqene glaciale, të shpallur rezervat biosferik nga UNESCO.
- Këtu, ku sot është “Loch Lomond dhe Parku kombëtar Trossachs”, sir Walter Scott shkroi në fillim të shekullit të 19-të poemën e tij të famshme “Lady of the Lakes”. Dhe me të vërtetë parku ofron mjaft frymëzim për poezinë epike: pyje natyrore, male të ashpra dhe mbi 20 liqene gjenden këtu në parkun skocez.
- Gran Paradiso ka qenë Parku i parë Kombëtar i Italisë. Edhe ai është krijuar në një terren, dikur zonë gjuetie. Në shek. 19-të këtu ruhej brichapi, i cili ndërkohë ishte shfarosur në zona të tjera të Alpeve. Sot vizitori i parkut mund të ketë fatin të impresionohet nga pamjet e cjapëve me brirë në shpatet e larta të parkut.
- Romantikë gjermane në Zvicrën saksone Parku Kombëtar Zvicra Saksone shtrihet në kufirin mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke. Ai, që është në kërkim të frymëzimit krijues, mund të ndjekë gjurmët e piktorëve romantikë gjermanë, të cilët i hodhën shkëmbinjtë e parkut në telajo me bojëra vaji. Prandaj edhe rruga kryesore përmes Parkut Kombëtar quhet “Rruga e piktorëve”. Ajo është më shumë se 112 kilometra e gjatë.