Shqipëria nën ujë (FOTO)
Siç ishte lajmëruar, kjo fundjavë solli reshje të dendura dhe përmbytje në shumë zona të Shqipërise. Situata paraqitet më shumë kritike në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Në Vlorë është shkaktuar edhe viktima e parë. Panorama shkruan se sipas burimeve, një shtetas është gjetur i pajetë pasi u rrëmbye nga rrjedha.
Në Fier, lumi Gjanica që kalon mes-për-mes qytetit, ka dal nga shtrati duke sjellë përmbytje të të gjithë zonës rreth saj dhe në disa lagje të qytetit. Në këto zona policia ka lajmëruar se po evakuon banorët.
Lumi ka dalë deri në unazën e qytetit, duke shkaktuar paralizim të qarkullimit të automjeteve për në Vlorë e Orikum.
Përmbytje edhe në Ersekë, raportohet se qyteti është izoluar pasi ka dalë nga shtrati një përrrua dhe është përmbytur gjithë rruga në hyrje të qytetit. Edhe fusha e Korçës është komplet e përmytur.
Policia ka lajmëruar gjithashtu se disa akse rrugore janë të pakalueshme.
Disa rrugë te qytetit të Vlorës, qarkullohet me vështirësi dhe disa prej segmenteve qe lidhin qytetin e Vlores me Fierin, Orikumin dhe fshatrat perreth jane te pakalueshme si rezultat i inerteve te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem.
Akset më problematike janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë, Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.
Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 04:00 të mëngjesit dhe tani është funksionale. /m.g