Situatë e tensionuar në Prishtinë, përdoret gaz lotsjellës (FOTO DHE VIDEO)
Pas përfundimit të protestës ne Prishtine, forcave të Njësisë Speciale iu desh që të përdorin gaz lotsjellës në mënyrë që t’i largoj protestuesit dhe t’i ndalojnë ata që të hedhin gurë e gjësende të tjera në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Që nga Sheshi “Skënderbeu”, e deri tek katedralja “Nënë Tereza”, forcat e Njësisë Speciale i kanë larguar protestuesit e paktë që kanë mbetur.
Po ashtu Policia ka arrestuar dy protestues për arsye se kanë gjuajtur me gurë në drejtim të forcave të Njësisë Speciale.
Gjithashtu një pjesë e Policisë ka dal nga fakultetet, një tjetër nga katedralja “Nënë Tereza” dhe një pjesë tjetër nga sheshi, kanë rrethuar protestuesit duke synuar që t’i arrestojnë.
Po ashtu edhe rrugët në këto pjesë të qytetit janë të bllokuara, pra që nga hotel “Grandi”, në drejtim të Katedrales “Nënë Tereza”. / Zëri/
http://https://www.youtube.com/watch?v=Jsyp0YwXnFI