Infermierja fut lekët në xhep! Pezullohet nga puna (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna infermieren e cila shfaqet në një video duke i marrë para një pacienti deri në verifikimin e plotë të ngjarjes. Lajmi është konfirmuar nga zv.ministrja e Shëndetsisë Milva Ikonomi gjatë një deklarate për mediat. Konomi tha se njerëzit e korruptuar nuk kanë vend në shëndetësi. Ajo theksoi se sfida e drejtuesve të shëndetësisë mbetet rikthimi i besimit tek qytetarët, teksa i ka ftuar këta të fundit të denoncojë korrupsionin në portalin e prezantuar këtë të hënë nga qeveria.
Videoja është regjistruar me celular në spitalin pediatrik të Tiranës. Aty duket një infermiere që merr para nga një pacient. Kjo është video e dytë e regjistruar brenda pak muajve në ambientet e QSUT-së. Me herët disa të rinj regjistruan një video teksa ngacmonin një paciente,e cila kishte mbërritur në QSUT pas konsumit të pijeve alkolike.
Ndërsa kryeministri Rama nga ana e tij, përmes videove të publikuara në profilin e tij në Facbook shkruan se ndryshimet në ambientet e QSUT-së janë reale në shërbim dhe fasadën e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës.
http://https://www.youtube.com/watch?v=FQ7WaeRCVEo