Një ceremoni e pazakontë kjo e çeljes së testimeve të reja për Shkollën e Policisë. Si asnjëherë tjetër po mbahet në Pallatin e Kongreseve në pranin e kryeministrit Rama që po mban një fjalim para aplikantëve. Mbi 10 000 të rinj e të reja kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit.