Erjon Tela është bashkëthemelues i ProLGBT dhe një ndër ideatorët e Historia Ime që në fillim ishte projektuar si një ditar online për personat LGBT. Ai ka qenë përgjegjës për gjithë drejtimin operacional të shelterit STREHA. Nga viti 2012 deri në 2017 ai mbikqyri të gjitha çështjet dhe punët financiare të organizatës dhe ishte, ndër të tjera, përgjegjës për buxhetimin, raportimin dhe monitorimin financiar. Ai ka një Master në Administrim Publik dhe është një mbrojtës i apasionuar i të drejtave të njeriut. Nga viti 2017 jeton në Kanada ku punon për Bashkinë e Surrey, në Vankuverin Metropolitan.
Mbrojtës i palodhur për të drejtat e LGBT+ është bashkëthemelues i ProLGBT dhe I Aleancës Kundër Diskriminimit, të dyja organizatat kryesore për mbrojtjen e personave LGBT+ në Shqipëri. Në dhjetor të 2014 ai ishte ndër themeluesit e STREHA, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore. Kristi ka kryer studimetbachelor për Histori dhe Arkeologji në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer edhe një sezon kërkimor në fushën e komunikimit të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Bolonjës. Karrierën e ka filluar në vitin 2000 si gazetar dhe ka një përvojë të gjate në gazetari, duke qenë se ka punuar si gazetar dhe drejtues për media të rëndësishme si Kult, ATSH, Mapo, Shekulli, etj. Ka qenë gjithashtu Drejtor i Komunikimit të Lëvizjes MJAFT! dhe ka qenë I përfshirë në draftimin dhe implementimin e shumë fushatave mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare mediatike, sidomos në lidhje me të drejtat e njeriut. Nga viti 2017 jeton me partnerin e tij në Kanada ku punon për organizatën Community Builders Group, në një projekt pilot strehimi për personat vulnerabël ne Vankuver. Ai vazhdon të angazhohet në aktivizëm për të drejtat e LGBT+ në Kanada ku kontribuon me shkrime per Daily Xtra ndërsa ndjek me vëmendje ecurinë e lëvizjes në Shqipëri, ku është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT.
Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universtitetit të Tiranës dhe ka një praktikë profesionale prej 19 vjetësh. Ai është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica, një OJF e specializuar në fushën e ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ai është angazhuar aktivisht në fushat e aksesit në gjykatë, të drejtës së jetës, mbrojtjes nga diskriminimi, lirisë së shprejes dhe të drejtës së informimit, të drejtës së strehimit dhe jetës familjare. Në praktikën e tij si avokat ka përfaqësuar një numër të madh çështjesh në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri, si dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Komitetin e të Drejtave të Njeriut pranë OKB. Më herët ai ka qenë Drejtor Juridik në Radiotelevizionin Shqiptar.
Është një aktivist i mirënjohur i shoqërisë civile në Shqipëri, i cili ka drejtuar disa nga lëvizjet më në zë me fokus në çështjet mjedisore dhe në vullnetarizmin rinor. Angazhimi i tij në shoqërinë civile nis qysh nga vitet 1998 me projektin “Lagjia ime është shtëpia ime” dhe vazhdoi me koordinimin e iniciativës sociale “Kinder houses” në 7 qytete të Shqipërisë. Ai ka përfunduar studimet për punë sociale dhe zotëron aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative. “Citizenship Youth Project”, “Neighborhood Councils”, “Youth4Com”, ”Saturdays Voluntarism”, Welcoming Center for Families in Need (Homeless), “My home”, qendra komunitare, ”Eco-Cinema”, etc. Janë vetëm disa nga projektet dhe iniciativat e ideuara dhe të implementuara me sukses prej tij. Pjesë e kontributit në shoqërinë civile shqiptare jane themelimi i qendrës komunitare rinore të punës “PASS”, i grupit shqiptar nautik “ The Underëaters”, aktivizmi pranë “Eco-Movement”, “Mjaft” movement etj. Ai ka fituar projekte të ndryshme vullnetarizmi dhe kompeticione filmi. Pasioni i tij për natyrën e ka shtyrë të organizojë kampin rinor në Jal, shkollën e zhytjes në Dhërmi, disa guida eko turistike dhe së fundmi projektin “Netëork Adriatic Parks” mbi turizmin lundrues. Kontributi vullnetar i Enedit ka nisur qysh nga vitet 1995 me punën e tij në Agjencinë telegrafike shqiptare, ku shkruante artikuj të ndryshëm për çështjet rinore në Shqipëri. Ai është fitues i festivalit për aktivitetet vullnetare “Albert Ajnshtajn” në Bosnjë. Ai është vlerësuar si vullnetari i vitit nga organizata rinore shqiptare në vitin 2002.
Ka më shumë se 10 vite eksperiencë pune në shoqërinë civile në Shqipëri. Ekspertiza e saj përfshin çështje të zhvillimit të shoqërisë civile, zhvillimin e programeve, monitorimin dhe vlerësimin, zbatimin e hulumtimit dhe mentorimin, si dhe ngritjen e kapaciteteve në fushat e përmendura. Përveç përvojës së saj aktuale në pozicionin si Drejtore e Strehës për personat LGBT, që është streha e parë LGBT në Ballkanin Perëndimor, ekspertiza e Znj. Cela përfshin konsulencë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimin e programeve etj. në disa organizata dhe institucione. Marsida Cela është gjithashtu autore e një sërë kërkimesh shkencore hulumtuese, monitoruese dhe vlerësuese në fushën e te drejtat të të rinjve dhe të fëmijëve.
Edlira Mara është aktiviste e lëvizjes LGBTI prej 10 vitesh dhe një feministe e flaktë. Është bashkëthemeluese e ProLGBT si dhe ka kontribuar në fillimet e portalit Historia Ime. Është staf i Strehës, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore që në vitin 2014 në pozicionin e outreach. Ka mbaruar studimet Bachelor për Manaxhim Biznes dhe është mbrojtëse e apasionuar e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Vizioni i Edlirës është integrimi më i gjerë i sa më shumë individëve nga komuniteti LGBT+ në një shoqëri më të lirë, të hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për personat LGBT+.
Alba Ahmetaj është juriste dhe bashkëthemeluese e ProLGBT. Ajo është një ndër asetet e Historia Ime që në fillimet e saj dhe zëri i saj është i dukshëm sidomos në seksionet e feminizmit, LGBT-ve dhe Drejtave të Njeriut të portalit pasi motivimi i saj ka qënë me i fokusuar në këtë drejtim. Ajo është aktiviste prej 10 vitesh për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe ka luftuar për të ndihmuar përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të këtij komuniteti. Alba është Drejtoresha e Programeve të dedikuara grave dhe vajzave të komunitetit LBT.
Prej 5 vjetësh ushtron profesionin e Gazetarit. Ka punuar në portalin informativ Dritare.net, ka qenë Gazetar i emisionit “Arena” në Ora News, ndërsa aktualisht angazhohet në portalin “Historia Ime” dhe si Gazetar lajmesh ne RTV OraNews.
Mbulon kryesisht aktualitetin në vend, rajon dhe botë si dhe rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Prej vitit 2020 punon si menaxhere finance në organizatën Pro-LGBT. Ndihmon me financat dhe mbarëvajtjen e punëve të përditshme në Historia Ime dhe Pro-LGBT.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.