Shqipëria, vend me rrezikshmëri të lartë për katastrofat natyrore

Në një hartë, gazeta “The Telegraph” ka paraqitur rezultatet e Raportit Botëror për Rreziqet 2015, për rrezikshmërinë nga katastrofat natyrore. Plot 173 shtete janë marrë në studim për përqindjet e rrezikut bazuar në shanset për tërmete, stuhi, përmbytje, thatësira, rritjen e nivelit të detit.
Studimi thotë se përsa i përket Europës, Shqipëria, Hollanda dhe Serbia janë vendet që rrezikojnë, të tjerat bëjnë pjesë tek vendet me rrezikshmëri të ulët.
Sipas hartës së “The Tellegraph” Shqipëria shihet me ngjyrë të kuqe, cc’ka do të thotë se rreziku për t’u goditur nga katastrofat natyrore është jashtëzakonisht i lartë.
Tjetër arsye që e rendit Shqipërinë në listën e vendeve të rrezikuara nga katastrofat natyrore, është edhe përgatitja e vendit për t’i përballuar rrezikshmëritë. Pra është e qartë se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e duhur për t’u përballur me katastrofat natyrore. Kujtojmë këtu se vendi ynë është goditur nga përmbytjet disa vite më parë, po ashtu edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Edhe pse u tha nga qeveria dhe INSTAT (i cili në fillim të këtij muaji raportoi rritje në bujqësi për tremujorin e parë të 2015ës) se situata e përmbytjeve u përballua me sukses, në fakt dëmet në bujqësi dhe blegtori ishin katastrofike.
10 vendet më të sigurta
Katar
Malta
Barbados
Arabia Saudite
Granada
Islanda
Kiribati
Bahrein
Emiratet e Bashkuara Arabe
Suedia
https://telegraphtravel.cartodb.com/viz/9ad41fce-304f-11e5-9490-0e5e07bb5d8a/public_map