Kafazi çnjerëzor në të cilin mbyllej fëmija autik në një shkollë të Australisë
Drejtori i një shkolle në “Canberra”, Australi u shkarkua pasi ndërtoi një “kafaz qetësimi” për një fëmijë autik.
Djali 10-vjeçar izolohej në këtë hapësirë prej 2 metrash, e cila kishte një shul për mbyllje. Një hetim i pavarur zbuloi se ky kafaz kushtoi 5.195 dollarë dhe u ndërtua duke përdorur fondet e shkollës.
Kafazi qendroi 14 ditë në shkollë, dhe u përdor për të izoluar fëmijën vetëm një herë.
As shkolla, as drejtori i shkollës, as fëmijë nuk janë identifikuar ende.
/l.k/