Konkurs për përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar
Në zbatim të, pikës 2, Nenit 12, të Ligjit Nr 93/2014, Dt. 28.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, shpallet konkurimi për kandidaturat për përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
Çdo Organizatë për Personat me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë dy kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 2(dy) Antarë, për të përfaqsuar Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
1. Të jetë shtetas shqiptarë
2. Të jetë individ me aftësi të kufizuar
3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë
4. Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral
5. Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e inisiativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar.
6. Përbëjnë avantazh propozimet e ardhura nga organizata , misioni i të cilave lidhet direkt me fushën e aftësisë së kufizuar dhe që kanë kontribuar për aftësinë e kufizuar nëpërmjet shërbimeve, botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera.
7. Përbëjnë avantazh kandidaturat femra
Dokumentacioni i kërkuar:
1. Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën
2. Curriculum Vitae e individit të propozuar
3. Fotokopje e kartës identitetit
4. Fotokopje e Diplomës, e shkollës së lartë
5. Dy referenca nga institucione, organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme
6. Listë e botimeve, vëzhgimeve, raporteve dhe kopje të tyre
7. Çertifikata e regjistrimit të Shoqatës/OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e Shoqatës/OJF
Afati i paraqitjes së kandidaturave është 15 ditë , nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, në faqen elektronike zyrtare të Kryeministrisë. Dokumentat e kërkuara, duhet të dorëzohen në zyrën e Sekretariatit Teknik të KKAK, në adresën:
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
Rruga e Kavajës, Nr.1
Tiranë