Kopshti Zoologjik i Tiranës, ose “burgu” për kafshët (FOTO)
Ky është Koopshti Zoologjik shtetëror i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet në Tiranë.
Një organizatë (Mother Natyre Network) me qendër në Atalanta, SHBA, e ka klasifikuar atë mes 6 parqeve ku mbahen kafshë, me kushtet më të këqija në botë. Madje, Koopshi Zoologjik në Tiranë, cilësohet si një “burg për kafshë”.
Nga fotot e Gazmir Lames, dëshmohet realiteti i dhimbshëm dhe kushtet ku mbahen të mbyllura kafshët e gjora. Qëllimi i Kopshtit është argëtimi i fëmijëve dhe të rriturve, njohja me kafshët dhe “prekja” nga afër e natyrës së egër. Por ajo që mbetet e paqartë dhe ngrihet si shqetësim kryesisht nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, është përse duhet mbajtur hapur një “burg” i tillë. Patjetër, që dikush duhet të vejë dorë! /Tema