Kryebashkiaku i Athinës drejton bashkimin e parë civil të të njëjtit seks në Greqi
Bashkimi i parë civil u drejtua dje nga Kryetari i Bashkisë së Athinës Jorgos Kaminis.
Çiftet e të njëjtit seks në Greqi filluan të hynë në bashkimet civile të hënën (25 janar) pasi legjislacioni i miratuar hyri në fuqi në dhjetor.
Ceremonia e parë e bashkimit civil u krye nga kryetari i bashkisë Kaminis dhe ishte mes një çifti të paidentifikuar burrash – një mjek dhe një mësues.
“Si ditë e parë që ligji po zbatohet, sot është një ditë shumë e rëndësishme për të drejtat civile në Greqi dhe e përputh vendin me realitetin ndërkombëtar,” tha Kaminis gjatë ceremonisë.
Kaminis më vonë shprehu shpresën e tij për “të ardhmen e ndritur” të çiftit, para se të postonte në Twitter një fotografi të vetën duke nënshkruar bashkimin në City Hall të Athinës.
“Kam nënshkruar shkresën e parë të partneritetit civil të të njëjtit seks “, shkroi ai.
“Kjo është një ditë e madhe për të drejtat civile në Greqi.”
Gjatë Paradës së Krenarisë në Athinë vitin e kaluar, Kaminis tha se shpresonte të drejtonte bashkimin e parë civil në Greqi, duke thënë se ky do të ishte një “nder i madh”.
Shumë uruan çiftin në Twitter – si dhe kryetarin e bashkisë – me një komentues që e përshkruante atë si “kampion i barazisë dhe lirisë.”
Parlamenti grek votoi në favor të ‘paktit të bashkëjetesës’ për çiftet e gjinisë së njëjtë muajin e kaluar.
Legjislacioni i ri do tu garantojë çifteve gej shumë të drejta ligjore të njëjta me homologët e tyre heteroseksualë – megjithatë, vendi ka një rrugë të gjatë për të bërë përpara legalizimit të martesave brenda të njëjtit seks.
Anëtarët e parlamentit grek votuan për të ri-hartuar një ligj për partneritetin civil të vitit 2008 – i cili ndalonte në mënyrë eksplicite çiftet e të njëjtit seks.
Projekt-ligji u mbështet fuqishëm nga kryeministri Aleksis Tsipras – i cili ka mbështetur prej kohësh të drejtat LGBT, edhe pse kriza financiare e vendit mbetet një forcë shtytëse e qeverisë.
Tsipras tha se shpresonte që miratimi i ligjit do ti jepte fund “një sërë sikletesh për shtetin”.
Në vitin 2013, vendi u dënua rëndë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut – e cila vendosi se ligji nuk duhet të kishte përjashtuar në asnjë mënyrë çiftet e të njëjtit seks./A.A.