Restaurohet katedralja “Fjetja e Shën Marisë” në Berat
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, vazhdon punimet restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore. Përfunduan punime restauruese në Katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, ku ndodhet fondi I Muzeut Ikonografik “Onufri” u realizua izolimi solid me materialin e plumbit i një segmenti tepër problematik. Gjithashtu u restaurua totalisht edhe mbulesa me çati e portës së madhe në anën perëndimore të Katedrales. Punime të pjesshme vazhdojnë të kryhen edhe në fasadën ballore në anën veriore të Muzeut Etnografik.