Skandal/ Në Korçë i helmojnë qentë e rrugës
Dje (e martë) rreth orës 12 të natës në Korçë tek lokali që quhet Panda Stela, kanë helmuar një qen rruge, raporton Arsa (Animal Rescue Albania). Kjo gjë ndodh shpesh pasi personeli nuk do që t`ju hyjnë në lokal.
Të tërë klientët i perkedhelin e nuk ankohen. Edhe qenin e helmuar mbrëmë, po e ushqenin dhe po e përkëdhelnin. Kamarierët e helmuan qenin para syve të tyre duke thënë që nuk është as i pari dhe as i fundit, sepse ky ishte urdhëri i pronarit. Eshte lajmëruar dhe policia, por deri tani nuk është bërë asnjë gjë./A.A.