Të burgosurit në Britani, shqiptarët mbajnë vendin e dytë
Statistika të Ministrisë britanike të Drejtësisë, kanë nxjerrë rumunët, shqiptarët dhe lituanezët nacionalitetet që kanë më shumë të burgosur në proporcion me numrin e personave që jetojnë aty. Në përgjithësi 1 në 8 të burgosur është shtetas i huaj.
Studimi tregon se përqindja e të burosurve është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, kjo për shkak të emigracionit masiv nga vendet e Europës Lindore. Ndonëse në renditje të burgosjeve në bazë të shkeljeve (vjedhje, drogë, dhunë, etj) janë rumunët ata që kryesojnë listën, në bazë të përllogaritjeve të personave që jetojnë në Britani, shqiptarët dhe vietnamezët janë popujt me më shumë shkelje.
Sipas Daily Mail, në Britani jetojnë 10 000 shqiptarë dhe më shumë se 1% e tyre janë të burgosur. Kategoritë me më shumë të burgosur shqiptarë janë për lëndë narkotike dhe mashtrimet.
/DailyMail