Njerezit ne kulmin e moshes dhe te energjise jane ata qe vrasin veten, konstaton Historia Ime
Ne kerkim te arsyeve dhe te te dhenave te sakta per vetvrasjet
Nga Albina Hoxha
Shpesh herë kam dëgjuar histori të personave që vendosin t’i japin fund jetës. Më ka ndodhur dhe dhe në shoqëri të afërt. Asnjëherë nuk janë bërë të ditura arsyet. Qarkullonin gojëdhëna të lidhura me diellin apo me gjarpërinjtë por vështirë të besosh se aty ka ndonjë të vërtetë. Kërkova të dija më shumë për këtë fenomen dhe asnjë institucion shëndetësor nuk i dispononte këto të dhëna.
Askush nuk i kishte studiuar apo hedhur idenë për t’i studiuar.
Të dhënat e studimit të doktor Pasho Maksutaj, psikiater, hidhnin pak dritë në këtë fenomen, por këto të dhëna i përkasin vetëm Rrethit të Tiranës. Gjatë dhjetë viteve kanë ndodhur 254 vetëvrasje, kryeson mosha aktive 20-50 vjec, mënyra më e përdoruar është fostoksina.
Nga mosha 10-15 vjeç kanë ndodhur katër vetëvrasje, ndërsa nga mosha 16-19 vjeç kanë ndodhur 16 raste. Vetëvrasja në moshat e treta është në nivele të larta krahasuar me popullsinë.
Kështu mosha që është më e prirur drejt vetëvrasjeve është 20-50 vjeç, mënyra më e përdorur për t’i dhënë fund jetës është me fotoksinë dhe nxë 40% të rasteve në tërësi, mesatarja e vetëvrasjeve në Tiranë është 4 persona për 100 mijë banorë.
Në tërësi gjatë këtij harku kohor kanë ndodhur 254 vetëvrasje. Psikiatri mendon se pjesa më e madhe e personave që kryejnë vetëvrasje vuajnë nga çrregullime mendore. Këtë e bazon në një të dhënë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilës 90-95% e vetëvrasjeve në botë është vërtetuar se i kanë dhënë fund jetës pasi vuanin nga çrregullime mendore.
Bie në sy se një numër i lartë i rasteve nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, tek këta persona nuk është identifikuar asnjë çrregullim mendor. Psikiatri është i mendimit se çdo person që ndërmerr një akt të tillë vuan nga një çrregullim mendor, i cili më pas nxitet nga një situatë e vështirë dhe çon në kryerjen e aktit final.
Hetimet e policisë për rastet e vetëvrasjeve zakonisht mbyllen shpejt. Mjaftojnë disa të dhëna dhe dëshmitë e familjarëve dhe gjithçka përfundon. Në dëshmitë që mbledh policia për rastin konkret familjarët thonë: “Ishte shumë mirë, nuk kemi vërejtur asnjë gjë, nuk ka pasur as më të voglën shenjë që personi vuan nga probleme mendore… ” Ka pasur raste që pas shumë vitesh është zbuluar se në fakt nuk ka qenë vetëvrasje.
“Po sjell në vëmendje një rast konkret, ndodhi një ‘vetëvrasje’ dhe njërin prej vëllezërve të viktimës e njihja personalisht, u ndjeva shumë keq, megjithëse kisha përshtypjen se nuk ishte e vërtetë. Kaluan shtatë vite nga vdekja e personit dhe më pas u zbulua se në fakt atë e kishte vrarë i vëllai, i cili aktualisht po vuan dënimin. Por sa raste të ngjashme mund të ketë?!”
Degjoni podcastin e prodhuar nga Albina Hoxha per historiaime.al, ketu: http://historiaime.al/en/podcast/item/1500-arsyet-e-vetevrasjeve-ne-shqiperi.html