Mungesa e dializes, jeta e pacienteve shqiptare ne rrezik. Ju tregoj nje histori personale
Nga Kristi Pinderi
Kriza e ilaceve në spitalet shqiptare është një problem konstant, por për pacientët e dializës peritonale mungesa e likuidit të dializës mund t’u kushtojë jetën.
Një grup pacientesh, gra, përfshirë edhe nënën time e cila trajtohet me këtë terapi prej një viti tashme, ishin sot në magazinën e farmacisë së spitalit “Nënë Tereza” për të marrë likuidin e dializës.
Për të disatën herë që nga fillimi i këtij viti pacientët u përballën me faktin e tmerrshëm që në magazinë nuk kishte mjaftueshëm likuid (kështu e quajnë në gjuhën e tyre doktorët lëngun që zëvendëson veshkat për pacientët e rënduar).
Sikur të ndihej në faj, ime më më shpjegoi si kishte nisur të bërtiste e të protestonte me zë të lartë sot për këtë mungesë. Diçka që ajo nuk e kishte bërë asnjëherë. Por siç duket çdo gjë e ka një kufi, edhe durimi njerëzor.
SI FUNKSIONON – Dializa peritonale është në vetvete një terapi që mund të quhet transplant artificial i veshkave. Pacientët kanë të inkorporuar në pjesën abdominale (pra ne bark) të tyre një tub të vogël përmes të cilit fusin në trup, katër herë në ditë një likuid të veçantë, pothuajse 2 litra në çdo 6-7 orë.
Efekti i këtij likuidi në trup është si një magji për këta pacientë. Gjatë kohës që qëndron në trup, lëngu thith nga gjaku të gjitha helmet si dhe ujin e tepërt. Praktikisht e pastron gjakun dhe bën atë që do duhej të bënin veshkat që në rastin e këtyre pacientëve nuk funksionojnë më.
Pas 6-7 orësh, në kushtet e shtëpisë, pacientët e nxjerrin këtë lëng. Gjithcka ndodh në kushte sterilizuese dhe pastërtie maksimale pasi një infeksion i futur në trupin e tyre mund të kishte pasoja fatale. Pasi nxjerrin lëngun që ka përthithur helmet e gjakut, fusin në trup sërish 2 litra të tjera te pastra dhe e përsërisin këtë proçedurë ose tre herë ose katër herë, ose pesë herë në ditë, në varësi të gjendjes së tyre.
Kjo i ndihmon qe zemra te pompoje gjak te paster, qe pastaj truri te furnizohet me gjak qe ka oksiogjen te mjaftueshem, etj. Praktikisht kjo i mban gjalle dhe me nje cilesi jete te zakonshme.
Problemi eshte qe kjo terapi nuk ua sheron dot veshkat e shkaterruara. E per kete pasoje, duke qene nje zevendesues i veshkave, ajo zgjat për gjithë jetën dhe shndërrohet në një stil jete po aq i zakonshëm sa edhe rutina e të ushqyerit. Doktoret ne kliniken e dializes jane bere tashme dhe psikologe pasi muajt e pare te eksaj terapie pacientet, per arsye psikologjike, shfaqin simptoma depresioni dhe u duket sikur i gjithe trupi u dhemb (gje qe nuk eshte e vertete). Ne kliniken e dializes ama, eshte fakt qe nuk ka asnje psikolog!
Po të bësh llogaritë, duhen të paktën 8 litra të tillë çdo ditë. Terapia ofrohet falas nga shteti dhe në kushte ideale pacientët shkojnë dy herë në muaj në farmacinë e spitalit dhe marrin kutitë me lëngun që do u zgjasë të paktën dy javë (edhe transporti i tërë asaj peshe është një stres më vete sidomos për ata pacientë që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të afërm që t’i ndihmojnë).
Ne nje vend normal, pacientet mund te paguanin nje kuote minimale nga pensioni apo ndihma e tyre dhe ky transport do te duhej te behej nga spitali. Pra pacientet nuk do te ishin te detyruar te shkonin si hamalle cdo dy here ne muaj ne magazinen e spitalit.
PACIENTET E RRETHEVE – Ime më më tregoi se sot në magazinë kishte gjithsej 25 kuti! Një kuti ka dozën e një dite. Ndërsa te dera e magazinës po prisnin 5 pacientë. Tre prej tyre vinin nga Korca dhe Kukesi!
Në fund, farmacistja i ndau kutitë në mënyrë të barabartë. Të hënën, ata pacientë nga rrethet do duhet të udhëtojnë sërish drejt Tiranës për të marrë sërish kuti me likuidin e dializës. Por kjo është torturuese, ka një kosto të tmerrshme për këta pacientë që marrin nga shteti vetëm 12 mijë lek dhe e kanë të pamundur të punojnë me orë të plota.
Doktor Nestor Thereska ka vite te tera qe lufton qe dializa te mundesohet ne rrethe. Por sic ndodh gjithmone, shteti tek ne nuk mund te zgjidhe edhe detaje teknike, jo me ceshtje strukturore!
E përfytyroni dot?