QSUT, te semuret pa kobalt
Në Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend “Nënë Terëza” aparatura e kobaltit sipas mjekëve nuk epërballon dot fluksin e pacientëve ndërsa vetë pacientët shprehen se iu duhet të vijnë disa herë dhe nuk arrijnë dot të kryejnë punë. Aparati i kobaltit ndodhet vetëm pranë Onkologjikut ndërsa në rrethe nuk ka fare. Kobalti është aparatura që kryen procesin e rrezatimit për të sëmurët me kancer. Aparatura e kobaltit mund të përballojë deri në 120 pacientë në ditë duke punuar nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes.