Gjyqtaret e paprekshem te Shqiperise
Nga Joshua Rozenberg
Gjyqtarët në Shqipëri janë të paprekshëm. Dhe ndihma britanike është e nevojshme nëse duhet luftuar korrupsioni. Këto ishin mesazhet që mora me vete nga një vizitë dy-ditore në fund të muajit të fundit.
Isha në Shqipëri si i ftuar I fondacionit Slynn, i cili u krijua në vitin 1998 për të mbështetur avokatët e rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore. I emërtuar në nder të Gordon Slynn, i cili ishte një gjyqtar britanik në Luksemburg, ky fondacion u ngrit nga George Dobry, tani 95 vjeç, avokati dhe ish-gjyqtari i famshëm polak.
Pjesën më të madhe të qëndrimit e kalvoa duke parë Sir Henry Brooke, një ish-gjyqtar apeli dhe zëvendës kryetar i bordit të fondacionit, teksa u thoshte avokatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë se çfarë nuk shkonte me sistemin e tyre të drejtësisë dhe se si mund ta rregullonin.
Larg nga refuzimi i asaj që mund të dukej një qasje aristokrate, kolonizatore, shqiptarët e respektuan gjykimin e Brooke – i përftuar gjatë 12 vizitave të tij të mëparshme në vend – dhe e shtynë të jepte asistencë të niveleve të larta. Puna e tij financohet nga “Foreign & Commonwealth Office”, ashtu si vizita ime. Me ne ishin dhe Jonathana Cooper dhe Martha Spurrier, të cilët kryen trajnimin aq të nevojshëm në ligjin e të drejtave të njeriut për gjyqtarët e sapo-emëruar.
Edhe pse gjeografikisht Shqipëria është në anë tjetër të Adriatikut të Italisë dhe në kufi lindor me Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, vendi ish-diktatorial është shumë larg prej qëllimit tij për t’iu bashkuar BE-së. Nicholas Cannon, ambasadori britanik në Tiranë më tha arsyen. “Ka perceptime nga publiku dhe mendoj se gjyqësori e pranon se ka ende probleme kronike korrupsioni në sistemin gjyqësor në Shqipëri”, tha ai.
Po pse është në interes të taksapaguesve britanikë të forcojnë ligjin në Shqipëri? “Sepse përkon me objektivat tona strategjike për futjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE”, më tha Cannon. “Por gjithashtu ka dhe interesa egoiste. Dobësia në ligjin shqiptar, në polici, gjyqësor, hetimin e krimit, ka interesa direkte në Mbretërinë e Bashkuar. Duke forcuar institucionet ligjore në Shqipëri mund të shpresojmë të merremi me trafikantët e drogës dhe njerëzve, të cilët kanë një impakt direkt në rrugët e Britanisë së Madhe”.
Një figurë politike në Shqipëri kujtonte se i ishte kërkuar ndihmë nga një roje prakingu, i cili kishte dëshmuar përplasje me armë mes dy bandave: “Ai i telefonoi policisë; ata i kërkuan të merrte pjesë në një paradë identitetesh dhe ai i identifikoi liderët e bandës. Ata u gjykuan. Në fund të gjyqit vetëm një person u shpall fajtor. Ishte roja i parkingut, i cili u dënua për dëshmi të rremë dhe u dënua me një gjopë prej mijëra dollarësh”. “I thashë se do ta ndihmoja të shkonte në apel”, vazhdoi më tej personazhi politikan. “Por kjo nuk ishte ajo që donte ai. Ai tha, ‘Nëse unë shpallem i pafajshëm, kjo i bën ata fajtorë. Ata do t’i japin rryshfet dikujt tjetër’. Ai donte thjesht ta ndihmoja që gjoba të mos ishte më shumnë se dy rroga mujore të tij”.
Pengesa kryesore duke se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë, që është përgjegjës për punësimin, trajnimin, promovimin, disiplinimin dhe pezullimin e gjyqtarëve. Anëtarët e tij përfshijnë presidentin e Shqipërisë, ministrin e Drejtësisë, Kryetarin, tre avokatë jo-praktikues të zgjedhur nga asambleja kombëtare dhe nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga gjyqësori.
Për një herë të vetme, problemi nuk janë politikanët. Një vëzhgues i lartë tha se gjyqtarët kontrollojnë këshillin dhe mund të bëjnë të mundur që korrupsioni të mbetet endmik. Ai sugjeroi se Britania duhet të dërgojë një prokuror të posaçëm, me një skuadër hetuesish, të cilët të nxjerrin gjyqtarët e korruptuar para drejtësisë.
Unë ia dhashë këtë sugjerim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjes time në mënyrë direkte. “Unë kam besimin e fortë se njerëzit nuk mund ta korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq mund të korruptojë njerëzit. Ndaj ne duhet të ndërtojmë një sistem dhe njerëzit do t’i përshtaten. Përndryshe, nëse e lëmë sistemin siç është, sistemi do t’i vendosë njerëzit në vendet e gabuara”.
Rama pranoi se korrupsioni ishte problem madhor. Gjyqësori vepron si korporatë, duke mbrojtur interesat e tij të posaçme. Por, pavarësisht mazhorancës së tij në parlamanet, kryeministri pranoi se nuk mund të reformojë gjyqtarët pa mbështetje ndërkombëtare. “Viza mes një reforme që i jep gjyqësorit më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja në pavarësinë e gjyqësorit është shumë e hollë”, më tha ai.
Përgatitur dhe sjellë për botim nga “Law Gazette” nga www.historiaime.al